Kodi i Shanti Yoga Fest

Kodi i Shanti Yoga Festivalit përbëhet prej disa udhëzimeve për t’i pas parasysh me njëri-tjetrin dhe me mjedisin tonë. Duke i prezantuar dëshirojmë të sigurojmë hapësirë të sigurt për të gjithë dhe ndikim sa më pak negativ që është e mundur në mjedis.

Ahimsa:

Ne e praktikojmë jo-dhunën. Kjo nënkupton se nuk dëmtojmë apo lëndojmë me qëllim asnjë qenie të gjallë. Ne largohemi nga të gjitha format e dhunës fizike si edhe nga bullingu apo diskriminimi. Të gjitha format e diskriminimit të bazuara, por jo të kufizuara në gjini, orientim seksual, status martesor, kombësi, racë, origjinë etnike, religjion apo paaftësi, apo ndonjë rrethanë apo kërkesë tjetër janë të papranueshme! Ne i respektojmë kufijtë, opinionet dhe identitet e njëri-tjetrit.
Ahimsa i përfshin edhe kafshët. Prandaj mishi nuk do të shërbehet në Shanti Yoga Fest Kosova.

Mirësi e dashur:

Mirësia e dashur është praktikë parimore në shumë tradita Budiste. Kur e krijojmë mirësinë e dashur në zemrat tona ne mund t’i trajtojmë mirë veten dhe të tjerët. Kjo përfshin respektimin e kufijve tanë si edhe ndërveprimin e padëmshëm me të tjerët. Ne kërkojmë nga ju ta hapni zemrën për këtë praktikë të mirësisë së dashur ndaj vetes duke i respektuar kufijtë tuaj, të bëni pushim kur keni nevojë dhe ta dëgjoni trupin tuaj! Duke e bërë këtë ju mund ta praktikoni mirësinë e dashur edhe ndaj të tjerëve në mënyrë që ta krijojmë një hapësirë të sigurt për të gjithë!

Mos leni Gjurmë:

Ne e respektojmë mjedisin dhe mundohemi ta mbrojmë në mënyrë aktive. Kjo nënkupton se ne e minimizojmë ndikimin tonë negativ në mjedis. Ne e zvogëlojmë përdorimin e plastikës dhe i riciklojmë të gjitha mbeturinat tona. Ne pastrojmë pas vetes dhe mundohemi të mos lemë gjurmë. Përveç kësaj ne i inkurajojmë njerëzit në mos udhëtojnë vetëm, por t’i ndajnë udhëtimet në car-pooling apo në shërbimet e udhëtimit të cilat i ofrojmë.

Satya:

Satya do të thotë sinqeritet në komunikim dhe veprime. Sinqeriteti dhe komunikimi i vërtetë janë udhërrëfyesit tanë. Kjo gjithashtu nënkupton se ne e dëgjojmë njëri-tjetrin me vëmendje dhe me zemër të hapur. Prandaj, ne i bëjmë veprimet tona me integritet, siguri, kujdes të shtuar dhe sipas ligjit.

Santosha:

Santosha është parimi i rehatisë dhe kënaqësisë. Krijimin i rehatisë në çdo moment i hap dyert për jetë të lumtur. Ne kërkojmë nga ju të vini me qëndrim pozitiv dhe të kënaqeni!

share this: