Lokacioni

Shanti Yoga Fest është i vendosur në Etno Fshatin Kukaj, Komuna e Prishtinës, i cili përmban kushte të plota infrastrukturore për këto lloj aktivitetesh dhe është një peizazh unik në Ballkan për kapacitetin e tij, numrin e hapësirave në dispozicion dhe mjedisin ekzotik në Malet e Gollakut.


Etno-Kompleks i fshatit Kukaj posedon këto hapësira përbërëse:

“Shtëpia e Gurit”: e shndëruar në 3 bujtina me banjo personale dhe një kuzhinë të përbashkët.

“Etno Restoranti”: i adaptuar në sallonin e katit të parë të Shtëpisë së Gurit.

“Shtëpia e parë në fshat”: Një hapësirë e bukur, autoktone, me oxhak në mes, ku zhvillohen debate, aktivitete të ndryshme dhe shfaqje të vogla artistike.

“Shtëpi prej druri”: dy hambare të vjetra të përshtatura për bujtina.

 “Amfiteatri Antik”: E ndërtuar në vitin 2012, një hapësirë e bukur për aktivitete, shfaqje dhe programe të tjera të Shanti Yoga Fest.

 “Skena e Madhe”: me një kapacitet prej 600 spektatorësh, për aktivitete më të mëdha dhe turma.

 “Etno-Teatri”: hapësira e brendshme për aktivitetet programore.

“Etno-Galeria”: Ka tre bujtina në katin e parë dhe dy hapësira ekspozuese në katin përdhesë.

“12 qendra dhe hapësira të tjera ekspozuese”: hapësirat e hapura për ekspozita dhe aktivitete të ndryshme.

“Shtëpia e Aktorëve me Amfiteatrin”: me një kapacitet prej 400 spektatorësh.

“Shtëpia e Zjarrit dhe Furra me 5-Oxhaqe”: një hapësirë autoktone për aktivitete të ndryshme.

Ne jemi të lumtur të ju ftojmë dhe mirëpresim ju për të përjetuar bukurinë unike të Etno-Fshatit!

share this: