Rreth Shantit

Shanti Yoga Fest Kosova do të mbahet nga 12 deri 15 Shtator 2019.

Programi i pasur i aktiviteteve përbëhet nga klasat e jogës, punëtori të veçanta, ligjërata dhe diskutime në lidhje me jogën, meditimin, shëndetin dhe paqen për të jetuar, muzikë, aktivitete arti dhe program për fëmijë.

Edicioni i 4-të i Shanti Yoga Festit do të mbahet në liqenin e bukur te Batllaves. Aty ka hapësirë të mjaftueshme per kamping, ecje ne natyre dhe relaksim nen rrezet e diellit. Shanti Fest ofron akomodim, ushqim dhe pije.

Një numër i madh i instruktorëve të përkushtuar të jogës, ligjëruesve dhe udhëzuesve të meditimit me anë të shkëmbimit të ekspertizës së tyre do ta bëjnë këtë festival një përvojë fuqizuese të cilën nuk do të doni ta humbisni! Klasat, punëtoritë dhe ligjëratat e ofruara përfshijnë praktika për trupin, mendjen dhe shpirtin. Nëse dëshironi ta provoni jogën, apo jeni praktikues për një kohë të gjatë, nëse dëshironi të keni njohuri më të thella dhe të shikoni brenda në vete apo nëse thjesht dëshironi të kënaqeni me njerëz të ngjashëm me ju nga e tërë bota, Shanti Yoga Fest Kosova është festival për ju! Ai ofron një hapësirë të sigurt për çdokënd për të përjetuar përvoja dhe për ta ndarë jogën!

“Shanti” do të thotë paqe. Shanti Yoga Fest Kosova është festim i paqes së brendshme dhe të jashtme! Qëllimi është të krijohet një platformë për të gjithë për të praktikuar dhe përjetuar stile të ndryshme të jogës dhe për tu lidhur me njëri-tjetrin në harmoni!

Shanti Yoga Fest Kosova është dhe gjithnjë ka qenë nismë jopërfituese e një ekipi të angazhuar të profesionistëve, vullnetarëve dhe mësuesve të jogës, të cilët nxiten nga pasioni i tyre për tu lidhur, ndarë përvojë dhe promovuar harmoni!

Ekipi multinacional organizues synon ta shpërndajë jogën dhe paqen duke krijuar një platformë për ta sjellë bashkë komunitetin e jogës dhe për t’i shkëmbyer njohuritë dhe praktikat e tyre.

Shanti Yoga Fest Kosova si ngjarje jopërfituese jeton nga bashkëpunimi i afërt i komunitetit vendor të jogës, mësuesve dhe praktikuesve ndërkombëtarë të jogës, organizatave ndërkombëtare, bujqve, prodhuesve dhe kompanive vendore. Dëshira për të krijuar diçka të re, për ta promovuar dhe shpërndarë paqen në Kosovë është ajo që na mban së bashku! Ekipi organizativ është plotësisht i përkushtuar për të ju mundësuar ta përjetoni fuqinë e jogës për ta gjetur balancin e brendshëm dhe për ta nxitur ndryshimin shoqëror në mënyrë të këndshme!

Shanti Yoga Fest Kosova 2018 organizohet nga OJQ-ja Yoga for All në bashkëpunim me OJQ-në Yoga School Kosovo.

Skena e jogës në Kosovë është e re dhe në rritje të vazhdueshme. Për dy vite me radhë njerëzit e jogës bashkohen në Shanti Yoga Fest. Me historinë dhe energjinë e dy edicioneve të kaluara, Edicioni i 3-të i Shanti Yoga Festit do të ofrojë sërish një platformë për të gjithë të interesuarit të njoftohen me jogën dhe të përfitojnë njohuri më të thella për jogën në Kosovë dhe më larg!

 

share this: