Ushimi

Ushqimi i mirë gjendja shpirtërore e mire! Gjithashtu në vitin tonë të tretë të Shanti Yoga Fest ne jemi gati për të eksploruar Shanti në mënyrat e kuzhinës së bashku me ju! Përveç ushqimeve të shijshme, vegjetariane, energjike dhe të shëndetshme, do të ketë një gamë të gjerë të qerasjeve dhe gostive të bukura duke filluar nga pije të nxehta apo të ftohta, deri tek frutat dhe shumë më tepër.

Shanti dëshiron të krijojë një platformë, ku njerëzit, që duan të krijojnë ushqim, do të mblidhen së bashku me njerëz që vlerësojnë atë që konsumojnë. Në këtë filozofi Shanti dëshiron të sjellë ushqime vendore, kosovare, të bëra në shtëpi në barkun e mysafirëve tanë nga e gjithë bota.


Ndërsa ne nuk do të furnizohemi me ushqim këtë vit nga restorantet, jemi të lumtur të ju njoftojmë se ne do të kujdesemi për mysafirët tanë dhe vetën tonë, në bashkëpunim me kuzhinjerët dhe partnerët vendas. Në këtë mënyrë, ne jemi në gjendje të realizojmë lirshëm idetë dhe vizionet tona. Ne jemi duke punuar së bashku me njerëzit vendas, të cilët duan të gatuajnë dhe të krijojnë një eksperiencë të shëndetshme, vetëdijësuese dhe të shijshme.


Meqë shohim rëndësi në atë që konsumojmë, ne duam të krijojmë një ndërgjegje dhe vetëdije për këtë temë. Në Programin tonë ju do të gjeni aktivitete të ndryshme, ku të ushqyerit dhe fusha të ngjajshme janë temë e trajnimit apo diskutimit.

share this: